Emiratet e Bashkuara Arabe kanë porositur 80 aeroplanë luftarakë Rafale, porosia më e madhe ndonjëherë për këtë lloj aeroplani.
Është një marrëveshje armësh shumë miliardë dollarëshe që thellon lidhjet ekonomike dhe politike me Francën, shkruan Aljazeera transmeton arbresh.info
Presidenti francez, Emmanuel Macron nisi të premten një turne dyditor në shtetet e Gjirit gjersa përveç Emirateve, do të vizitojë edhe Katarin dhe Arabinë Saudite.
Vizita vjen në një kohë kur shtetet arabe të Gjirit po shprehin pasiguri në lidhje me fokusin e SHBA-së në rajon, ndërsa kërkojnë më shumë armë nga aleati i saj kryesor i sigurisë.
Presidenti francez ka krijuar marrëdhënie të mira me trashëgimtarin e fronit të Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, me investime që do të bëhen mes dy vendeve. Franca ka një bazë të përhershme ushtarake në kryeqytetin e Emirateve.
Negociatat për aeroplanët luftarakë Rafale janë zhvilluar për më shumë se një dekadë midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe furnizuesve të tyre francezë. /arbresh.info/
‘Hallall apo haram?’, Xuxi vazhdon diskutimin për legalizimi...
Dardan Kapiti vazhdon me Trepçën edhe për dy vite
Vrasja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu s...
Laporta “godet” La Ligan dhe federatën lidhur me...
Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet tur...
Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gazë