Zonja e parë e Türkiye-s, Emine Erdoğan, ka deklaruar se 27 vjet më parë në Srebrenicë u varrosën njerëzimi, ndërgjegjja dhe dhembshuria, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk do t’i harrojmë rënkimet e dhimbshme të nënave dhe fëmijëve boshnjakë para syve të të cilëve u dëbuan dhe vranë baballarët e tyre. Përkujtojmë me mëshirë vëllezërit dhe motrat tanë që u vranë në gjenocid”, ka thënë Emine Erdoğan, me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
Sot do të varrosen edhe 50 viktima të tjera të gjenocidit në Srebrenicë.
Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës-Potoçari, deri më tani janë varrosur gjithsej 6.671 viktima të gjenocidit të kryer nga ish-Ushtria e Republika Srpska nën komandën kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq ndaj boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë.
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...