Ka arritur në 40 mijë numri i personave që kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ajrore të ndërmarra nga regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësi i tij Rusia ndaj qytetit Idlib, zonës së pakësimit të tensioneve në Siri.
Qytetarët e Idlibit që janë strehuar në afërsi të pikave të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) për vëzhgimin e armëpushimit, si zgjidhje të fundit vlerësojnë emigrimin në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe Rusia më 4 shtator filluan sulmet ajrore në pjesën e Hama-s veriore, dhe pjesën jugore dhe jugperëndimore të Idlibit, të cilat janë brenda zonës së pakësimit të tensioneve.
Pavarësisht se sulmet në 3 ditët e fundit janë kryer me një intensitet të ulët, ato kanë shkaktuar frikë tek popullata ku dhe numri i të zhvendosurve drejt veriut të Idlibit ka arritur në 40 mijë.
Sipas informacioneve të marra nga institucioni “Koordinatorët sirianë të ndërhyrjes në veri”, mësohet se në 11 ditët e fundit rreth 8 mijë familje nga 127 pika të ndryshme kanë migruar në kampet e strehimit pranë kufirit me Turqinë dhe në zona të ndryshme të qytetit.
Civilët që kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, janë strehuar në afërsi të pikave të TSK-së të ngritura për vëzhgimin e armëpushimit, në kampet e refugjatë ose tek të afërmit e tyre.
Migrimet më intensive po përjetohen nga rajonet kalaja Madik, Haviz, Bab et Taka, Kahire, Sheria, Latamne, Kefer Zita, Havixhe në veri të Hama-s, si dhe nga rajonet Sukejk, Burejsa, Huvejnt, Tel Dem dhe El Habit të Idlibit.
Banori i Idlibit, Ahmed Semmu, i cili ka mbetur i detyruar të migrojë, në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se është detyruar të largohet për shkak të sulmeve në pjesën jugore të qytetit.
“Javën e kaluar regjimi në mënyrë barbare vendosi në objektiv të gjithë zonën duke bombarduar me avionë dhe artileri. Ata që u larguan nga shtëpitë e tyre tani ose qëndrojnë nën ullishte ose nëpër çadra”, tha Semmu.
– “Për sa kohë që turqit do të jenë të pranishëm, këtu do të qëndrojmë edhe ne”
Pasi ka vënë theksin se zonat ku ndodhen pikat e vëzhgimit të TSK-së nuk janë sulmuar, Semmu ka theksuar se “Ne nuk dëshirojmë të braktisim territoret tona. Për sa kohë që turqit do të jenë të pranishëm, këtu do të qëndrojmë edhe ne”.
Një tjetër banor i Idlibit, Zeanif Haxhi, është shprehur se “Nuk dëshirojmë ushqime apo pije. Ne dëshirojmë zgjidhjen e kësaj çështjeje. Nëse sulmet nuk ndalojnë ne do të detyrohemi të migrojmë, në Turqi dhe më pas në Evropë. Fillimisht kërkojmë nga Allahu dhe më pas nga Turqia siguri dhe mbrojtje”.
Po ashtu edhe Halit Sajel nga fshati Tel Dem i Idlibit ka theksuar se për shkak të sulmeve një pjesë e madhe e ndërtesave të fshatit janë shembur dhe fshati është bërë i pabanueshëm.
“Fshatrat tanë ndodhen nën bombardime. Bashkë me familjen time migruam në afërsi të pikës së vëzhgimit të TSK-së në kodrën Sirman sepse e dimë që ajo nuk është qëlluar. Dëshirojmë nga Turqia që të sigurojë ndalimin e këtyre sulmeve. Ne do të kthehemi patjetër në fshatrat tanë nëse ndalen bombardimet. Ne nuk kemi as edhe një çadër që të na mbrojë. Qëndrojmë nën ullishte”, tha Sajel.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...