Rustem Kazazi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën që një ditë të rikthehej në shtëpi, të shiste banesën e vjetër e të blinte një vilë të vogël në bregdet.
Për këtë arsye, së bashku me familjen e tij, punuan e kursyen. Sakrificat mbërrinin deri aty sa të mos abonoheshin në platforma televizive, e bënin nga tre punë që të linin para mënjanë.
Por vitin e kaluar, kur Rustemi përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për ta bërë realitet dëshirën e hershme, autoritetet doganore amerikane ia konfiskuan në aeroport shumën e mbledhur me mundim përgjatë këtyre viteve.
Pas një kalvari të gjatë në dyert e drejtësisë, qeveria amerikane tani ka vendosur t’i kthejë pjesën më të madhe të parave, por për familjen Kazazi, diçka është thyer.
“Ajo qe ndodhi ishte tronditëse, sepse ne nuk kishim bërë asgjë të gabuar. Gjërat nuk janë më njësoj tani. Vuajtëm shumë.”, shprehet Erald Kazazi, djali i Rustemit.
58.000 dollarë kesh iu morën kryefamiljarit në bazë të atij që njihet si procesi i konfiskimit të aseteve civile, i cili i lejon autoriteteve të sekuestrojnë pasuri atëherë kur dyshojnë se një person mund të ketë siguruar para apo objekte në mënyrë të paligjshme.
Ndjesia e krijuar tek familja Kazazi ishte ajo e fajit pa faj: ke para me vete, pra do e kesh bërë një shkelje. Procesi i konfiskimit është kritikuar nga grupet e të drejtave civile, që thonë se ai lë shteg për abuzim./TCH
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...