Mamoudou Gassama, i cili kishte hyrë në Francë në mënyrë të paligjshme, u kthye në hero gjatë javës së kaluar, pasi u ngjit në një ndërtesë për të shpëtuar një fëmijë të vogël.
Si shpërblim, atij iu dhanë kombësia franceze dhe iu ofrua një punë si zjarrfikës, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, për Aymen Latrous, një 25-vjeçar nga Tunizia, i cili gjithashtu hyri në Francë në mënyrë të paligjshme, një histori e ngjajshme ka përfunduar në mënyrë të hidhur.
Dy vite më parë ai shpëtoi dy fëmijë nga një zjarr, ndërsa tani është duke u përballur me dëbim.
Vetëm dy ditë pas mediat bënë krahasimin mes dy rasteve, autoritetet kanë vendosur që të anulojnë urdhërin e dëbimit për një kohë të pacaktuar.
“Klienti im është vënë në një situatë kaotike. Ai nuk ka leje qëndrimi dhe mund të arrestohet kurdo nëse kontrollohet”, ka thënë avokatja e tij.
“Ne përballemi me dy situata krejtësisht identike dhe ende përgjigjet gjyqësore janë krejtësisht kontradiktore”, tha ajo për Euroneës.
Aymen dhe dy miqtë të tij po ecnin në mbrëmjen e 10 prillit në vitin 2015, kur kanë dëgjuar një grua duke bërtitur për ndihmë “Fëmijët e mi! Fëmijët e mi!”. Kuzhina e saj në katin e parë të një apartamenti në Fosses, në Val d’Oise, në veri të Parisit, ishte përfshirë nga zjarri.
Pa u menduar, të tre miqtë hynë brenda. Ayman kapi një djalë 19-muajsh, miku i tij Johnny mbante Leonin, 4 vjeç dhe shokët e tyre e pushtuan zjarrin.
Por nëna mirënjohëse filloi një apel për t’i gjetur tre burrat për t’i falënderuar personalisht. Ata u shpërblehen gjithashtu me një medalje që festonte “aktin e trimërisë” të dorëzuar nga kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë për një moment, situata e tyre ka ndryshuar.
Avokatja e tij ka kërkuar takim me Emmanuel Macron në mënyrë që t’i sqarojë atij të gjithë situatën e trimërisë që kanë bërë tre djemtë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?