“Për emigracionin e paligjshëm duhet të reagojmë në mënyrë të unifikuar. Kjo temë ka potencialin për të dëmtuar Evropën”.
Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel nga Berlini për çështjen më të nxehtë të momentit, e cila duket se ka shpëthyer pas vendimit të Italisë me qeverinë populiste në krye për të bllokuar anijen “Aquarius” me 629 emigrantë në bord në ujërat e Mesdheut.
Fjalët e Merkel erdhën pas një takimi me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, i cili është një nga kritikët e pranimit të refugjatëve dhe ka ashpërsuar masat për azilantët me një vendim të fundit të qeverisë së tij.
Sipas Merkel, është e rëndësishme të luftohet “emigracioni i paligjshëm dhe të mbrohen kufijtë e jashtëm”.
Ndërkohë Komisioneri Evropian për Imigracionin, Dimitris Avramopulos ka thënë se “migrimi rrezikon projektin evropian dhe shtetet duhet të marrin përgjegjësi”.
“Të bien dakord mbi rishikimin e rregullores së Dublinit. Ne nuk duhet të lejojmë që migrimi të jetë një element ndarës”, theksoi ai.
Për çështjen e refugjatëve nga Lindja, i detyruar pas fenomenit “Aquarius” është prononcuar edhe kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
“Çështja e migrimit është strategjike për shkak se ajo vendos të gjithë BE-në në rrezik. Në qoftë se nuk trajtohet dhe nuk zgjidhet siç duhet ky problem bën të dështojë i gjithë projektin”, tha ai.
“Nuk mund të presim më, sepse do të kemi dhjetëra raste si ato që po shohim këto ditë dhe me verën situata do të përkeqësohet”, shtoi ai. /GSh
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...