Rindizen polemikat për kontrollet e policisë franceze mbi emigrantët në kufirin me Italinë.
Në një video të postuar dje në Facebook, organizata Progetto20k denoncoi bastisjen e trenave nga agjentët e policisë për të identifikuar këdo që nuk ka lëkurë të bardhë”.
“Një tren nga Italia vjen në stacion dhe si zakonisht, bastisja e policisë franceze zhvillohet me qëllim identifikimin e kujtdo që nuk ka lëkurë të bardhë. Edhe njëherë disa njerëz që përpiqen të kalojnë kufirin përplasen me një reagim të dhunshëm nga policia”.
Në imazhet e filmuara në stacionin e Menton Garavan me 15 gusht 2018, shihen agjentët që përdorin forcën për të ndaluar një emigrant që u përpoq të shmangte kontrollet duke u fshehur në tualetin e trenit.
https://www.facebook.com/progetto20k/videos/684515091913700/?t=0
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...