Google ADS

Emigrantët në Europë po presin për të marrë statusin e azilantit

21:49 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se gjysma e emigrantëve që kanë hyrë në Evropë, akoma janë në pritje të vendimit rreth aplikimit të tyre si azil.

Qendra për Hulumtime Peë, raporton se nga më shumë se 2.2 milion azilkërkues që kanë arritur në Evropë, 56 përqind e tyre ende presin vendimin rreth aplikimit të tyre si azil, proces i nisur në fund të vtit 2016.

40 përqind të tyre i’u është aprovuar aplikimi, derisa 3% e tyre janë refuzuar dhe larguar nga vendi ku ata kanë kërkuar mbrojtje.

Numri i migrantëve që kanë arritur në disa vende të vogla, është aq i madh saqë demografia e këtyre vendeve ka ndryshuar dukshëm.

Në Suedi, Hungari dhe Austri, numri i azilkërkuesve ka ndikuar në rritjen e përqindjes së popullsisë për 1%.

Siria, Afganistani dhe Iraku, vende të cilat përballen me konflik të dhunshëm, kanë sjellur numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë. /Rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme