Google ADS

Emigrantët, Macron qorton ashpër Italinë

21:23 | 12 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar qeverinë italiane për “cinizëm dhe papërgjegjësi”, pasi kishte refuzuar lejimin për shpëtimin e një anije të bllokuar në det.

Anija bamirëse që u kujdes për 629 emigrantë të bllokuar në Malta, thotë se dy anije italiane do të ndihmojnë për dërgimin e emigrantëve në Spanjë, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri italian Giuseppe Conte goditi me zemërim Francën, duke e quajtur qëndrimin e saj mbi emigrantët “hipokrit”.

Ai kritikoi “vendet që kanë preferuar gjithmonë të kthejnë shpinën kur ka qenë në pyetje emigracioni”.

Në pesë vitet e fundit Italia ka marrë më shumë se 640 mijë emigrantë, kryesisht nga Afrika dhe ka kërkuar nga partnerët e BE-së që të lehtësojnë barrën.

Shumica e emigrantëve që mbijetojnë nga udhëtimet e rrezikshme nga Afrika e Veriut përfundojnë në kampet italiane të mbipopulluara. Midis tyre janë refugjatët që ikin nga lufta dhe persekutimi, të cilët kanë të drejtën e azilit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme