Protestuesit kërkuan që mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore të lejoheshin në SHBA, edhe pse ata tanimë janë përplasur me rojet kufitare, të cilat janë përpjekur t’i mbajnë ata jashtë kufirit.
Dhjetëra aktivistë në SHBA kanë brohoritur kundër politikave të Donald Trump, duke e quajtur atë edhe si “racist” dhe kanë kërkuar që emigrantët të lejohen të hyjnë në vend, transmeton portali arbresh.info
17 miljë larg vendit ku është mbajtur protesta, rojet kufitare kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe plumba gome për emigrantët që u përpoqën të hyjnë ilegalisht në SHBA.
Gjatë përleshjeve në kufi Meksikë –SHBA janë parë edhe gra dhe fëmijë.
Përleshjet vijnë pas muajsh tensionesh mbi imigracionin, pasi me mijëra Honduras të dëshpëruar nga politika në vend kanë marshuar më shumë se 1 mijë milje në përpjekje për të hyrë në SHBA.
Në anën tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ata do të mbahen jashtë kufirit me çdo mjet të nevojshëm.
Meksika në anën tjetër është zotuar që të deportojë 500 migrantë të ndaluar të cilët janë përpjekur që të hyjnë ilegalisht në SHBA.
Honduras është një vendet më të varfëra në botë, ku 66 për qind e popullsisë jeton në varfëri të skajshme./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor