Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar sot me kancelaren gjermane Angele Merkel dhe në qendër të diskutimeve dypalëshe ka qenë fati i BE-së pas shpërthimit të krizës së re te emigrantëve, e cila u evidentua në rastin e anijes Aquarius.
Merkel, e cila për shkak të politikave të saj favorizuese për emigracionin ka vënë në rrezik koalicionin qeveritar në Gjermani, i ka shprehur Contes rëndësinë e forcimit të Frontex për të mbrojtur kufijtë evropianë, ndërsa kryeministri italian ka theksuar nevojën për të ndarë rreziqet që lidhen me emigracionin.
“Lidhur me kërkesën e Italisë, ne duam të ndihmojmë duke vënë në funksion të zgjidhjes së rrezikut, solidaritetin tonë, sepse solidariteti në Evropë është një çështje parësore për Gjermaninë”, u shpreh Merkel.
“Kur është fjala për të përfituar nga përvojat tona, edhe pas bashkimit të Gjermanisë, ne me siguri mund të bëjë sugjerime në qoftë se ato janë të nevojshme. Ne duam që të jemi në dispozicion për të ndihmuar nëse është e nevojshme”, tha kancelarja gjermane.
Ndëkrohë Conte nga ana tjetër shprehur një shqetësim madhor, të cilit i ka trumbetuar prej kohësh edhe lideri populist i “Lega Nord”, Matteo Salvini.
“Ne nuk mund të vazhdojnë të ecim të vetëm”, tha kryeministri italian, duke ka avokuar fuqishëm se Italia po e menaxhon emigracionin e vetme, pa ndihmën e BE-së.
Pa një zgjidhje evropiane për krizën e emigrantëve nga Lindja, sipas Contes mund të shkaktohen “dinamika dypalëshe që kanë gjasa të përbëjnë fundin e Shengenit”.
“Duhet një ndarje proporcionale e rrezikur brenda Bashkimit Europian. Roli në këtë lojë i Evropës është shumë i lartë, emigracioni dhe çështjet e qeverisjes ekonomike të BE-së mund dhe duhet të jetë një mundësi për të dërguar mesazhe për ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe më të barabartë dhe për të përmbushur nevojat themelore të qytetarëve”, deklaroi Conte.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për stabilizimin e vendit dhe thelbësore është për të mbështetur autoritetet libiane në luftën kundër rrjeteve kriminale që shfrytëzojnë imigracionin. Ne e vlerësojmë disponueshmërinë e Gjermanisë, por edhe në këtë fushë Evropa duhet të tregojë solidaritet të fortë”, theksoi ai./gsh/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...