Afrikanët që përpiqen të shkojnë në Europë shiten në tregje skllevërish në Libi. Alarmi jepet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), sipas së cilës viktimat, pasi kapen nga trafikanët e njerëzve apo milicitë e ndryshme, dërgohen në sheshe qytetesh apo parkingje për t’u shitur.
Bazuar në dëshmitë e vet viktimave të këtij biznesi mizor, organizata për emigrantët thotë se mes tyre, ata që janë muratorë apo bojaxhinj shiten më shtrenjtë.
Sipas “IOM”-së, janë me qindra afrikanë që janë bërë viktima të këtij trafiku skllevërish. Një prej dëshmitarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për të mos e vënë në rrezik, tha se ishite shitur në një treg të tillë në qytetin libanez Sabha, e më pas ishte dërguar në një burg ku mbi 100 emigrantë mbaheshin peng.
Në raportin e “IOM”-së shkruhet se, edhe femrat pësojnë të njëjtin fat dhe blihen nga klientë privatë libianë, si skllave personale seksi, apo për t’u shfrytëzuar në shtëpi publike.
Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin në Libi, Opthman Belbeisi tha se familjet e atyre që merren peng nuk kanë parà të paguajnë haraçin e lirimit, kështu që të afërmit e tyre shiten bazuar në aftësitë që kanë.
Tregtia e skllevërve konfirmohet edhe nga burime të tjera, që thonë se kanë folur me disa emigrantë që kishin mundur t’ia mbathnin. “IOM” jep alarmin se duhen marrë masa për të ndaluar këtë skllavëri të kohëve moderne, por mungesa totale e ligjit dhe rendit në Libi e bën këtë të pamundur.
Që prej rrëzimit të diktatorit Muamar Gaddafi, Libia është ndarë mes dy qeverive, por edhe qindra milicive që kontrollojnë zonat e tyre dhe veprojnë sipas dëshirës, pa u shqetësuar nga askush.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...