EMA: Vendimi për vaksinën “Moderna” deri më 6 janar

22:25 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) planifikon ta japë me një javë përparësi, më 6 janar, ekzaminimin dhe autorizimin e mundshëm të vaksinës “Moderna”, njoftoi sot ky institucion.

“Prodhuesit amerikanë të vaksinës “Moderna” i dërguan të dhënat shtesë më shpejt nga sa pritej”, sqaroi EMA.

“EMA pritet të mblidhet më 6 janar në një seancë të jashtëzakonshme, gjashtë ditë para datës së planifikuar fillimisht, 12 janar, për të dhënë vendimin e saj, nëse kjo është e mundur “, tha institucioni evropian./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme