Elon Musk zbulon se nga cila sëmundje vuan

21:08 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

I shumëpërfoluri Elon Musk, ka treguar për herë të parë se vuan nga një sëmundje, konkretisht nga sindroma Asperger.

Sindroma Asperger është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave, shkruan arbresh.info.

Sipërmarrësi i suksesshëm e njëherësh edhe njëri prej njerëzve më të pasur në botë e bëri të ditur këtë lajm në emisionin “Saturdat Night Live”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme