Elon Musk po planifikon të ndërtojë aeroportin e tij

09:14 | 2 Gusht 2022
A. B.

Thuhet se shefi i Tesla Inc, Elon Musk po planifikon të ndërtojë një aeroport për veten dhe drejtuesit kryesorë të kompanive të tij jashtë Austin.

Planet konceptuale janë konfirmuar për aeroportin privat, i cili do të jetë diku në lindje të Austin, afër Bastropit, thanë burimet për Austonia, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Përveç shërbimit si një vend për avionët privatë që do të transportojnë Musk dhe drejtuesit e tij më të lartë, aeroporti mund të përdoret gjithashtu nga kompanitë e tij, disa prej të cilave kanë një prani në Lone Star State në mënyra të tjera.

Giga Texas në vetvete mbulon 2,500 hektarë përgjatë lumit Kolorado në kontenë juglindore Travis dhe është zyrtarisht selia e Tesla-s. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme