Elon Musk, pronari i rrjetit social X, është duke e menduar ta bllokojë atë në Evropë.
Kjo vie pas vendimit të Bashkimit Evropian për rregullat e reja për rrjetin social “X”.
Pronari i kompanisë Tesla, po mendon të anulojë disponueshmërinë ose të bllokojë aksesin e përdoruesve në Bashkimin Evropian, tha një burim për Insider, transmeton Reuters, përcjell Arbresh.info.
Kujtojmë që në muajin gusht, BE miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili, ndër të tjera, vendos rregulla për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme, ndalon ose kufizon disa praktika të synimit të përdoruesve dhe ndajnë disa të dhëna të brendshme me rregullatorët dhe studiues të lidhur.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i miliarderit amerikan. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...