Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc (TSLA.O) Elon Musk po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të mediave sociale, tha miliarderi në një postim në Twitter.
Musk po i përgjigjej pyetjes së një përdoruesi të Twitter-it nëse ai do të konsideronte ndërtimin e një platforme të mediave sociale të përbërë nga një algoritëm me burim të hapur dhe një që do t’i jepte përparësi fjalës së lirë dhe ku propaganda ishte minimale, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Musk, përdorues i rregullt i Twitter, ka qenë kritik ndaj platformës së mediave sociale dhe politikave të saj kohët e fundit. Ai ka thënë se kompania po minon demokracinë duke dështuar në respektimin e parimeve të fjalës së lirë.
Tweet-i i tij vjen një ditë pasi ai bëri një sondazh në Tëitter duke pyetur përdoruesit nëse besonin se Twitter i përmbahet parimit të fjalës së lirë, për të cilin mbi 70% votuan “jo”.
“Pasojat e këtij sondazhi do të jenë të rëndësishme. Ju lutemi votoni me kujdes,” tha ai të premten.
Nëse Musk vendos të vazhdojë me krijimin e një platforme të re, ai do t’i bashkohet një portofoli në rritje të kompanive teknologjike që po pozicionohen si kampionë të fjalës së lirë dhe që shpresojnë të tërheqin përdoruesit që mendojnë se pikëpamjet e tyre janë të shtypura./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...