Google ADS

Elon Musk kërkesë Europës: Riktheni centralet bërthamore

02:05 | 8 Mars 2022
Trina Galanxhi

Elon Musk i ka kërkuar Evropës të rikthejë në punë reaktorët bërthamorë.

Në një postim në Twitter sipërmarrësi amerikan, i cili do të hapë një Gigafactory në Brandenburg, shkruan: “Shpresohet që tani është plotësisht e qartë se Evropa duhet të riaktivizojë termocentralet bërthamore që janë mbyllur dhe të rrisë aktivitetin e atyre që ka në përdorim.

Kjo është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, shton ai.

“Për më tepër, energjia bërthamore është shumë më e mirë se ajo e prodhuar nga djegia e hidrokarbureve për ngrohjen globale.”- ka shtuar Musk./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme