Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, tha se është gati të shesë aksionet e tij në Tesla dhe të shpenzojë 6 miliardë dollarë për t’i dhënë fund urisë në botë.
Kjo vjen si përgjigje ndaj një postimi nga David Bizley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton portal arbresh.info
Në postimin e tij në Tëitter, Beasley përmendi një rritje të vlerës neto të Mask prej 36 miliardë dollarësh pasi Hertz porositi 100,000 makina Tesla. Ai shtoi se një e gjashta e kësaj rritjeje, e cila arrin në 6 miliardë dollarë, mund të ndihmojë në shpëtimin e 42 milionë njerëzve që vuajnë nga uria.
Musk reagoi duke iu përgjigjur në pyetje se si saktësisht 6 miliardë dollarë do të ndihmojnë për t’i dhënë fund urisë në botë, ndërsa shtoi se ai është i gatshëm të shesë aksionet e tij.
Megjithatë, Musk theksoi se ndihma e tij mund të bëhet vetëm me një kusht.
“Të gjitha transaksionet duhet të jenë të hapura, në mënyrë që publiku të shikojë se si po shpenzohen paratë”, tha Musk.
Megjithatë, studiuesi Dr. Eli David u shtroi një pyetje autoriteveve duke theksuar se pse nevoiten 6 miliardë dollarë për të parandaluar urinë në botë, kur Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së në vitin 2020 grumbulloi 8.4 miliardë dollarë, pavarësisht krizës së Covid.
Por, David Bizley ka anashkaluar përgjigjjen e studiuesit dhe është marrë me Elon Musk, ku ka siguruar për “sistem transparent dhe monitorim të shpenzimit të parave”.
“Me ndihmën tuaj, ne mund të sjellim shpresë, të ndërtojmë stabilitet dhe të ndryshojmë të ardhmen. Le të flasim: Nuk është aq e komplikuar sa Falcon Heavy, por është shumë e madhe për të mos folur së paku,” i tha Beasley miliarderit./arbresh.info/
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...