Pronari i Twitter, Elon Musk ka akuzuar një reporter të BBC-së se po gënjen gjatë një interviste në të cilën po flitej edhe rreth incidenteve të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.
Musk u pyet nga gazetari amerikan i teknologjisë, James Clayton, se si do t’i përgjigjej pretendimeve se nuk ka staf të mjaftueshëm në Twitter për të kontrolluar rritjen e përmbajtjes së urrejtjes.
Musk zbulon se sa njerëz ka pushuar nga puna dhe nëse do ta shiste Twitter-in për çmimin për të cilin e bleu
Por ai e sfidoi gazetarin duke kërkuar nga ai që t’i jepte shembuj të një përmbajtjeje të tillë – dhe kur Clayton refuzoi ta bënte këtë, Musk e akuzoi atë për përhapjen e një pretendimi ‘të rremë’.
Pronari i Twitter tha: “Unë po kërkoj një shembull dhe ju nuk mund të jepni një të vetëm…. Unë them zotëri se ju nuk e dini për çfarë po flisni”
“Ju nuk mund të më jepni një shembull të vetëm të përmbajtjes së urrejtjes, as edhe një tweet. E megjithatë ju pretenduat se përmbajtja e urrejtjes ishte e lartë. Kjo është e rreme, ju thjesht po gënjeni”.
Elon Musk flet për ndalimet që po i bëhen TikTok-ut, tregon se për kë votoi në zgjedhjet e fundit në SHBA
Lexo po ashtu
Elon Musk flet për ndalimet që po i bëhen TikTok-ut, tregon se për kë votoi në zgjedhjet e fundit në SHBA
Ndryshe gjatë një diskutimi të gjerë në selinë e Twitter në San Francisko, Musk tha gjithashtu se Twitter kishte ‘katër muaj jetë’ kur bleu firmën.
Ai këmbënguli se duhej të ulte kostot për ta shpëtuar atë nga falimentimi dhe konfirmoi se rreth 80 për qind e stafit të saj janë larguar që kur ai mori detyrën tetorin e kaluar. /Telegrafi/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador