Miliarderi Elon Musk e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz “budalla” pas rënies së koalicionit të tij trepartiak.
Musk postoi në gjermanisht në X: “Olaf ist ein Narr” dhe kjo nëse përkthehet bie “Olafi është një budalla”.
Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX dhe pronar i X, po reagonte ndaj një postimi që thoshte se “qeveria socialiste” e Gjermanisë kishte rënë, përcjell Telegrafi.
Dhe 53-vjeçari më vonë konfirmoi se kishte ndërmend ta quante Scholz një budalla, shkruan YahooNews.
“Pas zgjedhjeve të ardhshme, Scholz nuk do të jetë më aty”, shtoi Musk në një tjetër koment në anglisht.
Musk ishte një mbështetës kryesor i republikanit Donald Trump në përpjekjen e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...