Elisabeth Borne, kryeministrja e re e Francës

20:14 | 16 Maj 2022
A Z

Politikania e qendrës, Elisabeth Borne, u emërua kryeministre e re e Francës të hënën, për t’u bërë gruaja e dytë që mban këtë post në vend.

Borne, 61 vjeçare, e cila ishte ministre e Punës në qeverinë e mëparshme, vjen pas Jean Castex, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë ditës.

“Ekologjia, shëndetësia, arsimi, punësimi i plotë, ringjallja demokratike, Evropa dhe siguria, së bashku, me qeverinë e re, do të vazhdojmë të veprojmë pa u lodhur për popullin francez”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Twitter.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë qeverinë e plotë në ditët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme