Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se ai nuk e njeh qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe ka urdhëruar dëbimin e diplomatëve të tij, transmeton AA.
Administrata e presidentit Bukele përmes një kumtese zyrtarisht ka njohur liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.
Bukele u ka dhënë diplomatëve të Venezuelës afat prej 48 orëve që të lëshojnë vendin.
Presidenti tha se vendimi është marrë në përputhje me rezolutën e miratuar nga Organizata e Shteteve Amerikane më 28 gusht, e cila mbështet raportin e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ku thuhet se qeveria e Maduros “shkel të drejtat e njeriut”.
Ambasadori amerikan në El Salvador, Ronald Johnson, përmes një postimi në Twitter përshëndeti vendimin e Bukeles, ndërsa Guaido e falënderoi për mbështetjen.
Maduro humbi edhe një aleat në kontinent pasi Bukele, i cili ndjek politikë të afërt me politikën amerikane, fitoi zgjedhjet presidenciale me 54 për qind të votave në muajin shkurt.
El Salvador gjithashtu bashkëpunon me Washingtonin për të zvogëluar fluksin e migrantëve me nënshkrimin e marrëveshjes së vendit të tretë të sigurt në muajin shtator.
Marrëveshja e vendit të tretë të sigurt detyron migrantët e Amerikës Qendrore të kërkojnë azil në vendin e nënshkruar dhe të përpunohen në atë vend përpara se të mund të kërkojnë azil në SHBA, edhe pse sipas ligjeve amerikane migrantëve u lejohet të kërkojnë azil brenda në SHBA ose në portet zyrtare të hyrjes.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...