Nayip Bukele, kandidati me prejardhje palestineze, ka fituar zgjedhjet presidenciale në El Salvador, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i Lartë Zgjedhor bëri të ditur Bukele, kandidati i Aleancës së Madhe për Unitet Kombëtar, ka fituar 54 për qind të votave përballë tre kandidatëve të tjerë në El Salvador, vend në Amerikën Qendrore.
Ndërkaq, Carlos Callejas, kandidati i Aleancës Republikane Kombëtare, subjekt me orientim të djathtë, ka fituar 32 për qind të votave, ndërsa pas tij radhiten Hugo Martinez, ministër i Jashtëm që kandidoi me Frontin e Lirisë Kombëtare Farabundo Marti me 14 për qind të votave.
Kandidati i i lëvizjes “Vamos” (Eja), biznesmeni Josue Alvarado, ka ngelur nën 1 për qind të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nuk do të mbahet, pasi Bukele ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave që në raundin e parë.
Fitorja e Bukeles në zgjedhje është cilësuar si një sinjal i humbjes së dominimit të dy partive qendrore të cilat kanë qeverisur me vendin prej 25 vitesh.
Në El Salvador, vend me 6,5 milionë banorë, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Qindra mijëra persona që ikën nga kushtet e këqija në vend, kishin formuar një karvan së bashku me migrantë edhe nga vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe ishin nisur drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara.
– Kush është Nayip Bukele?
Origjina e Bukeles, ish-kryebashkiak i kryeqytetit San Salvador, daton që nga Palestina e periudhës osmane. Bukele vjen nga një familje e cila në fillim të shekullit 20 emigroi nga trojet palestineze në Amerikën Jugore.
Bukele lindi në vitin 1981 në San Salvador, nga një baba i cili ishte biznesmen i njohur dhe imam lokal. Ai filloi jetën profesionale në moshë të re, duke hyrë në sektorin automotiv dhe ishte distributor lokal i markave të njohura botërore.
Në vitin 2012 u bë kryetar bashkie në qytezën Nuevo Cuscatlan në jug të San Salvadorit, ndërsa në vitin 2015 filloi detyrën si kryetar bashkie i kryeqytetit.
Në të dyja zgjedhjet, ai kishte kandiduar për partinë e majtë Fronti i Lirisë Kombëtare Farabundo Marti, ndërsa u nda nga partia para zgjedhjeve të këtij viti.
Në fushatën e tij parazgjedhore, Bukele është zotuar të parandalojë korrupsionin, t’i japë fund dhunës së bandave dhe të rrisë punësimet.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?