Bosi i drogës në Meksike, Joaquin “El Chapo” Guzman, një nga kriminelët më famëkeq në botë, është duke pretenduar se ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara ishte i paligjshëm dhe dëshiron që një gjykatës amerikan të shkarkojë rastin e tij.
60-vjeçari, i akuzuar për drejtimin e kartelit Sinaloa, një nga perandoritë më të mëdha të drogës në botë, u ekstradua në Nju Jork më 19 janar dhe po mbahet në izolim në Manhatan në pritje të gjyqit të ardhshëm gjatë muajit prill, transmeton portali arbresh.info
Por në një paraqitje të re të gjykatës, avokatët e tij mbrojtës thanë se ekstradimi i tij shkeli kushtet e marrëveshjes fillestare të Meksikës për të dërguar Guzmanin në Teksas ose në Kaliforni.
Ata gjithashtu pretendojnë se kushtet në të cilat është Guzman janë ‘torturuese’.
“Këto kushte janë të barabarta me torturën. Sikur të ishte këshilluar Meksika për këto kushte, pothuajse me siguri nuk do të kishte miratuar ndalimin dhe ndjekjen e Guzmanit”, kanë thënë avokatët e tij.
Avokatët e tij po sfidojnë gjithashtu dëshirën e qeverisë amerikane për të konfiskuar 14 miliardë dollarë që llogariten si fitimet e shitjes së drogës, duke thënë se nuk ka dëshmi që SHBA-të kanë kërkuar leje nga Meksika në lidhje me këtë konfiskim.
Guzman përballet me disa akuza, trafikim të drogës, trafikim të armëve dhe për konspiracion në gjykatën federale të SHBA në Brooklyn, Nju Jork. Nëse dënohet, ai ka të ngjarë të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një burg amerikan të sigurisë së lartë./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...