Bosi i drogës nga Meksika Joaquin “El Chapo” Guzman është i gatshëm të dal para gjykatës, ka deklaruar avokati i tij.
Avokati Eduardo Balarezo ka thënë për gazetarët se Guzman dëshiron të hedh poshtë spekulimet, transmeton portali arbresh.info
“Ai nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe nuk është i interesuar për marrëveshje”, ka deklaruar avokati i tij.
Avokati ka përsëritur edhe njëherë ankesat për kushtet në burgun e Manhatanit ku Guzman po mbahet në izolim.
Në Meksikë, Guzman u arratis dy herë nga burgu, për herën e dytë ai u arratis përmes një tuneli që kishte gërmuar në kabinën e dushit në qelinë e tij.
Nëse vërtetohen akuzat ndaj Guzman, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?