Presidenti Donald Trump ka theksuar se për murin kufitar SHBA-Meksikë duhet të paguajë Meksika, por sipas deklatarëve të fundit, s’do të thotë që vetëm qeveria meksikane duhet të paguajë për të.
Senatori republikan Ted Cruz ka propozuar që ndërtimi i murit të paguhet nga konfiskimi i pasurisë nga lordi i drogës, El Chapo, transmeton portali arbresh.info.
Joaquim Guzman, i njohur si El Chapo, u transferua në burgun e Nju Jork-ut në fillim të vitit, pasi u arrestua nga forcat meksikane të sigurisë në vitin 2016.
Aktakuza amerikane pohon se 59-vjeçari, të cilit më parë i është dhënë një dënim 20-vjeçar në atdheun e tij për vrasje dhe vepra të drogës, ka mbledhur rreth 14 miliardë dollarë nga shitjet e narkotikëve në SHBA dhe Kanada.
“14 miliardë dollarë do të mjaftojnë për ndërtimin e një muri që do t’i mbajë amerikanët dhe të sigurtë”, ka thënë Cruz./Arbresh.info
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok