Google ADS

El Chapo ankohet, pretendon se po mbahet në qeli për 23 orë në ditë

19:56 | 25 Prill 2017
Trina Galanxhi

Bosi i drogës, meksikani Joaquín Guzmán, i njohur më së shumti si El Chapo, pretendon se po kalon periudhë të vështirë në burg.

Sipas Neë York Times, avokatët e Guzmann kanë paraqitur një sërë ankesash në emër të klientit të tyre, për të cilin pretendohet se i është mohuar komunikimi me familjen dhe mediat dhe se është duke u mbajtur në qeli për ’23 orë në ditë’, transmeton portali arbresh.info.

Avokatët e Guzman  por kërkojnë nga Gjykata Federale e Qarkut në Bruklin që të ndihmojë në përmisimin e kushteve të klientit të tyre.

Në fund të vitit të kaluar, gruaja e El Chapo-s tha se ka frikë se ai është ‘duke e humbur mendjen’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme