Google ADS

Ekziston rreziku që Anglia të humb betejën me Covid-19, thonë shkencëtarët

23:47 | 30 Maj 2020
Trina Galanxhi

Eskpertët në Britani të Madhe kanë paralajmëruar se  Anglia mund të humbasë kontrollin mbi Covid-19.

Sepse, siç theksojnë ata, me heqjen e masave kufizuese  pa një program të plotë operativ mbi monitorimin e të infektuarve dhe zbulimit të kontakteve të tyre, situata do të mund të dalë jashtë kontrollit,  transmeton portal arbresh.info

Britania e Madhe është një nga vendet që morri vendim për masat kufizuese pasi pandemia filloi të përhapej në masë.

Rifillimi i pjesshëm i ekonomisë, sistemi i gjurmimit dhe zbulimit u prezentuan gjatë kësaj jave, dhe u tha se kontaktet e të të infektuarve do të izolohen për dy javë.

Zyra e Boris Johnson tha se do të merren hapa të kujdesshëm për heqjen e kufizimeve, të cilat tani lejojnë grupe deri në gjashtë persona të mblidhen jashtë shtëpisë në Angli, si dhe një rifillim të pjesshëm të klasave, do të lehtësonin barrën e kufizimeve.

Sidoqoftë, këshilltarët shkencorë të qeverisë paralajmërojnë se sistemi është i pa testuar dhe nuk do të jetë plotësisht funksional deri në fund të qershorit, dhe se mund të mos jetë në gjendje të përballojë shkallën e rritjes së infeksionit, i cili çdo ditë çon në rreth 8,000 të infektuar rishtas dhe, siç thonë ata, aplikacioni i përcjelljes në celular nuk është ende gati.

Sipas ekspertëve në Britani të Madhe, qeveria është duke marrë hapa të rrezikshëm, pasi vendi është një ndër më të prekurit nga Covid-19.

“Sistemi u lançua vetëm një ditë më parë dje, kështu që ne ende nuk mund të jemi të sigurt se funksionon me efikasitet, por ne ende po ecim përpara dhe po i bëjmë ato ndryshime, mendoj se është mjaft e rrezikshme,” tha eksperti për Sky News./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme