Google ADS

Ekzekutohet me breshëri plumbash bashkëpunëtori i ‘El Chapo’ – ishte me gruan dhe vajzën e tij në makinë

13:20 | 30 Dhjetor 2020
L G

Një bashkëpunëtor i mbretit të kartelit të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore – ku u plagos edhe vajza e tij tetëmuajshe.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Ignacio Paez Soto, një operativ i Kartelit Sinaloa, ishte ulur brenda automjetit të tij me gruan e tij kur një grup vrasësish filluan sulmin jashtë një parkingu në një dyqan komercial në Caborca, Sonora.

Dëshmitarët u thanë autoriteteve se sulmuesit dolën nga një veturë Jeep Cherokee dhe mbanin pushkë ushtarake dhe qëlluan në drejtim të veturës Volkswagen Passat të Paez, para se të arratiseshin.

Paez – i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’ – u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet.

Vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq, thanë autoritetet. Shkalla e plagës së saj me armë zjarri është e panjohur.

Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi një “sulm nervor”.

Ndërkohë ministria shtetërore e sigurisë publike në Sonora nuk ka dhënë një motiv për vrasjen e Paez.

Paez thuhet se ka mbikëqyrur operacionet e Kartelit Sinaloa në të gjithë shtetin verior të Sonora që nga viti 2002, duke përfshirë terrenin në qytetet e Sásabe, Alta, Pitiquito dhe Caborca.

Karteli “Sinaloa”, së bashku me ”Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco”, janë organizatat më të mëdha dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë.

Por Karteli Sinaloa është përfshirë në një luftë të brendshme për pushtet që kur El Chapo u kap në vitin 2016 dhe u ekstradua në Amerikë në vitin 2017 – me akuzat për drogë.

Të ngjashme