Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Torino

11:07 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Torino, Itali.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shqiptari ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë me dije se viktima është 39-vjeç, por ende nuk kanë publikuar emrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në rrethana që ende po hetohen.

Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme