Ekzekutohen pesë zyrtarë të lartë me armë kundër ajrore

08:54 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Sundimi i terrorit të Kim jong-un ka rifilluar këtë javë me urdhrin për ekzekutime të reja.

Sipas raportimeve, Koreja e Veriut ka ekzekutuar pesë zyrtarë të lartë duke përdorur armë kundër ajrore, sepse ata kishin raportuar rrejshëm, gjë që kishte zemëruar liderin Kim Jong-un, transmeton portali arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë Jugore në një konferencë private me ligjvënësit, në kohën kur Malajzia është duke hetuar helmin që vrau gjysmë vëllain e diktatorit.

Hetimi është në rrugë e sipër, por Koreja e Jugut thotë se beson që Kim Jong-un ka urdhëruar vrasjen, që u bë më 13 shkurt në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur.

Kim Jong-nam vdiq brenda 20 minutave nga helmimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme