Fakti që një djalë 15-vjeçar i Gazës ishte i paarmatosur dhe shumë larg nga një gardh kufitar nuk i ndaloi snajperët izraelitë që ta qëllonin, ka thënë një dëshmitar për mediat e huaja.
Dhe kjo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për prindërit e pikëlluar për vrasjen e djalit të tyre ishte si një “ekzekutim”.
Po sipas mediave, Mohammed Ayoub u qëllua për vdekje nga një snajper izraelit të premten, pasi protestat e nxehta përgjatë kufirit të fortifikuar të Izraelit me Gazën shkuan në javën e tyre të katërt.
Protesta e ashtuquajtur “Marshi i Kthimit” është duke u bërë si një dëshirë e palestineze për shtëpitë e tyre të mëparshme, të ndara prej tyre nga Izraeli në vitin 1948.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mijëra protestues janë lënduar deri tani dhe pothuajse 40 të vdekur.
Momenti Ayoub u godit nga “një plumb shpërthyes në kokë”, siç thuhet më tej u kap nga një kameraman lokal, Abdul Hakim Abu Riyash, i cili ka thënë se nuk ishte askund në frontin e vijës dhe më tepër larg nga gardhi izraelit rreth 200-300 metra”.
“Ai nuk ishte një kërcënim për ushtrinë izraelite dhe nuk po bënte ndonjë lëvizje që mund të konsiderohej si një kërcënim”, tha kameramani duke theksuar se 15-vjeçari “po merrte pjesë në marshim si gjithë të tjerët”. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...