Ekuipazhet ukrainase të tankeve kanë mbërritur në Britani të Madhe për të filluar stërvitjet e tyre.
Kështu tha ministria Britanike e Mbrojtjes më 29 janar, dhe kjo vjen vetëm disa ditë pasi Britania dhe vendet e tjera të NATO-s premtuan më shumë se 130 tanke për Ukrainën.
“Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë Ukrainës tanke Challenger 2 së bashku me vendet partnere globale – duke demonstruar ndërkombëtarisht mbështetjen për Ukrainën”, shkroi ministria në Twitter të dielen.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ranë dakord javën e kaluar për t’i dërguar Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, ndërsa Mbretëria e Bashkuar më herët në janar tha se do t’i dërgojë Kievit 14 tanke Challenger 2.
Gjermania lejoi gjithashtu vende të tjera, si Norvegjia dhe Polonia, t’i dërgonin tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Polonia tha se do të sigurojë 60 tanke të tjera për Ukrainën, përveç 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që ajo ka premtuar tashmë.
Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke ndërsa përpiqen të dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre.
Rusia ka shumë më shumë tanke se Ukraina, por modelet e tyre janë inferiore në disa aspekte kyçe ndaj modeleve perëndimore.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina pritet të nisin ofensiva në javët e ardhshme, me tanke që pritet të luajnë një rol jetik në ato beteja, thanë ekspertët.
Ndërkohë, luftimet në vijën e frontit mbeten intensive, veçanërisht në rajonin lindor të Donjeckut, me beteja të mëdha në Vuhledar dhe Bahmut, një qytet që është rrafshuar nga bombardimet e përsëritura të artilerisë ruse.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha më 29 janar se katër persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në sulmet ruse në Bahmut dhe Kostyantynivka një ditë më parë.
Në provincën jugore të Hersonit, autoritetet thanë se sulmet ruse shënjestruan infrastrukturën civile në distriktin Beryslav gjatë 24 orëve të fundit, duke dëmtuar disa shtëpi dhe ndërtesa fermash.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...