Më shumë se 50 njerëz u vranë në tre burgje në Ekuador gjatë kryengritjes së sotme, njoftoi policia në Tëitter.
Qeveria ekaudoriane i përshkroi trazirat si “veprim të koordinuar të krimit të organizuar”, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Trazirat shpërthyen në katër burgje dhe sipas kryeministres Patricia Pazmin, trazirat ishin rezultat i përplasjeve midis bandave kriminale.
Sipas raporteve të mediave lokale, anëtarët e familjes së të arrestuarve e konfirmuan këtë informacion duke thënë se anëtarët e një bande sulmuan anëtarët e një bande tjetër.
Presidenti Lenin Moreno deklaroi se policia po bën gjithçka për të vendosur rendin në burgje, raportojnë mediat botërore./arbresh.info/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut