Interpol Tirana realizoi të hënën ekstradimin nga Gjermania të ish-efektivit të RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal.
Ndaj 29-vjeçarit Gjykata e Posaçme caktoi më 15 maj të këtij viti masën arrest me burg kundër tij për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet nga SPAK si pjesëmarrës në atentatin ndaj Preng Gjinit më 15 shtator 2020. I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, Pikli dyshohet se bashkëpunoi me anëtarë të fisit Reçi për të kryer atentatin, i cili përfundoi vetëm me plagosjen rëndë të objektivit.
Roli i Piklit dyshohet se ka qenë sigurimi i lëndës plasëse.
Pikli u ekstradua “si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani,” njoftoi Interpol Tirana.
/rtsh.al/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...