Vlera e eksporteve nga Japonia u rrit me 2% në vit në 6,7 trilionë jen (64,7 miliardë dollarë) në dhjetor, për herë të parë pas 25 muajsh për shkak të rimëkëmbjes së Kinës pas Covid-19, deklaroi qeveria.
”Dërgesat në Kinë, partneri më i madh tregtar i Japonisë, u rritën 10,2% nga viti i kaluar në 1,56 trilionë jen për muajin e gjashtë të rritjes, ndërsa importet nga ekonomia e dytë më e madhe në botë u rritën me 1,8% në 1,57 trilionë jen”, tregoi raporti i lëshuar nga Ministria e Financave.
Ndërkohë, kërkesa ka rënë në shumë pjesë të tjera të botës të goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit.
”Eksportet në SHBA ranë 0,7% në 1,2 trilionë jen, ndërsa ato në Bashkimin Europian ranë 1,6% në 621,7 miliardë jen për muajin e 17-të radhazi të rënies”, deklaroi ministria.
Importet e përgjithshme të Japonisë ranë 11,6% në 5,96 trilionë jen, gjë që çoi në një suficit tregtar prej 751 miliardë jenësh./ATSh/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë