Eksplodon paketa në ndërtesën e FedEx në Teksas

11:23 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Ka shpërthyer një paketë në ndërtesën e postës FedEx në Teksas.

Rasti është tashmë i pesti që ka ndodhur në Teksas në tri javë, me policinë që besojnë se i njëjti bombardues serik është prapa katër të parave, transmeton portali arbresh.info.

Një punonjës është lënduar, pasi shpërtheu paketa artizanale në zyrën e FedEx në Austin të Teksasit.

Policia thotë se incidenti mund të lidhet me vargun e fundit të shpërthimeve në Teksas që filloi më 2 mars dhe mori jetën e dy personave. Dy persona u shtruan në spital me plagë të rënda pas një shpërthimi në Austin vonë të hënën./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme