Shkatërrimi i një dige të madhe të një hidrocentrali në Ukrainë mund të përbëjë krim lufte vlerëson ekspertja ligjore Alessandra Spadaro nga Universiteti i Utrechtit, pasi kjo vë në shënjestër civilët.
Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer akuza kundër njëra tjetrës se kush urdhëroi shkatërrimin e digës në jug të Ukrainës, pjesë e një zone që kontrollohet nga forcat ruse.
Ndërsa Moska thotë se diga u shkatërrua nga Kievi pasi kundërofensiva e filluar para dy ditësh po dështon, Kievi dhe perëndimi kanë akuzuar Moskën, duke thënë se kjo konfirmon brutalitetin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Muri i një dige të madhe në jug të Ukrainës, që kontrollohet nga Moska u shemb pas një shpërthimi të martën.
Veç rrezikut për mijëra banorë që jetojnë pranë saj, janë paralajmëruar dëme të mëdha ekologjike, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët në luftë urdhëruan banorët të evakuoheshin.
Diga ndodhet në rajonin e Khersonit të kontrolluar nga forcat ruse.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella.
“Fizikisht është e pamundur të hidhet në erë nga jashtë. Diga ishte minuar dhe u hodh në erë nga pushtuesit rusë. Kjo tregon edhe një herë cinizmin me të cilin Rusia i trajton njerëzit tokën e të cilëve ka pushtuar. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shkaktuar nga njeriu në Evropë në dekada”, tha presidenti ukrainas përmes një video lidhjeje në takimin e NATO-s të vendeve të Evropës Lindore.
“Është e qartë se ky akt sabotimi synonte ndërprerjen e furnizimit me ujë në Krime. Niveli i ujit në rezervuar po bie ndjeshëm. Me sa duket, ky akt sabotimi lidhet me faktin se një sulm në shkallë të gjerë i nisur nga ushtria ukrainase dy ditë më parë nuk i ka arritur qëllimet e tij”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.
Një tjetër rrezik nga shkatërrimi i digës është dhe ulja e nivelit të ujit në rrjedhën e sipërme, që përdoret për ftohjen e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhia.
Tani për tani sipas operatorit bërthamor të Ukrainës ‘Energoatom’ situata është “e kontrollueshme”./VOA/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...