Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, së fundmi ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë e ku flet për agresionin rus në Ukrainë dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Amerika largohet dhe Putin mposht Zelenskyn.
Stradner ka thënë se që një kohë të gjatë ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte në Ballkan dhe se më në fund SHBA-ja ka hapur sytë.
Ajo ka thënë se nëse SHBA-ja në rast se nuk e ndalë Rusinë, radha është për Ballkanin, meqë Rusia kërkon një front të dytë në Evropë.
“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar Stradner./Arbresh.info/
HAPPENING NOW:
Biden: “If we walk away and Russia is able to sustain their onslaught and bring down Ukraine, what do you think is going to happen in the Balkan counties?
What do you think is going to happen from Poland to Hungary?”
#StandWithUkraine pic.twitter.com/IWSvW2y4ZZ
— Alex Raufoglu (@ralakbar) January 19, 2024
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...