Patologu kryesor i forenzikës në Britani të Madhe ka thënë se lëndimi i Princeshës Diana nuk do të duhej ta shkaktonte vdekjen e saj. Këtë vlerësim ai e ka bërë në një libër që e ka publikuar së voni.
Dr.Richard Shepherd, i cili është marrë me hetimin e vdekjes së Princeshës së Uellsit, thotë se një lëndim shumë i vogël – një çarje në venë – e ka shkaktuar vdekjen e saj për shkak se ky lëndim ishte i fshehur në thellësi të mushkërive.
“Lëndimi i saj specifik është aq i rrallë, saqë në tërë karrierën time nuk besoj që kam parë diçka të tillë”, thuhet në librin e mjekut Shepherd.
“Vdekja e Princeshës Diana është një shembull klasik i shprehjes: nëse…”, vazhdon ai.
Nëse ajo do ta godiste ulësen përballë saj në një kënd tjetër, do të kishte shpëtuar. Nëse do të ishte hedhur 10 milje në orë më ngadalë, do të kishte shpëtuar”, thuhet në këtë libër, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza