Po vazhdon ende kërkimi për zhytësen me pesë persona brenda, e cila humbi kontaktet pasi u nis në thellësinë e oqeanit për ta parë anijen e zhytur të Titanikut.
Dr. Ken Ledez – ekspert i mjekësisë hiperbarike – foli për BBC-në lidhur me atë që mund të ndodhë pasi furnizimet e oksigjenit në Titan pakësohen.
Ai thotë se mungesa e ajrit nuk është i vetmi rrezik tani.
Anija zhytëse mund të ketë humbur gjithashtu fuqinë elektrike, e cila luan një rol kryesor në kontrollin e niveleve të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit.
Teksa nivelet e oksigjenit bien, përqindja e dioksidit të karbonit që thithet nga ata brenda do të rritet, duke shkaktuar pasoja potencialisht fatale.
“Ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit krijohen, atëherë ai bëhet qetësues, bëhet si një gaz anestetik dhe do të bini në gjumë”, thotë Dr Ledez.
Hipotermia – ku trupi bëhet shumë i ftohtë për të funksionuar – është një tjetër rrezik, shtoi ai.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha