Ndërsa përhapja e koronavirusit po zgjerohet, zbulohen gjithnjë e më shumë mutacione, që tashmë ka edhe në Suedi, diçka që nuk i habit ekspertët.
“Viruset që përhapen do të zhvillojnë mutacione unike, por shumica absolute është e parëndësishme”, thotë profesori Matti Sällberg.
Disa mutacione të ndryshme COVID-19 , britanike, braziliane dhe afrikano-jugore, tashmë janë gjetur në Suedi.
Midis tyre, varianti britanik përbën rritjen më të madhe dhe mutacioni vlerësohet të ketë 30-50 për qind infektivitet më të lartë se varianti i virusit që u gjet për herë të parë në Kinë.
Në të njëjtën kohë, ka raporte nga Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda se janë gjetur variante te reja koronavirusit.
Variantet kanë ngjashmëri me atë të Afrikës së Jugut dhe që vlerësohet të jenë më rezistente ndaj vaksinave. Diçka që tani shqetëson ekspertët.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për mutacione të mëtejshme. Për variantin e Afrikës së Jugut është padyshim më e keqja nga të gjithë”, shpjegoi koordinatori i vaksinave në Suedi, Richard Bergström.
“Sigurisht që ka një mori variante të reja në të gjithë botën që nuk janë zbuluar ende. Kjo është normale dhe e pritshme. Nuk mund të përjashtohet që ka variante që janë unike për Suedinë, thotë ai.”/arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media