Eksperti kinez: Nëse merren masat e duhura, pandemia e koronavirusit mund të përfundojë në qershor

13:13 | 12 Mars 2020
Arditë Shkodra

Esperti kinez Zhong Nanshan deklaroi gjatë një konferencë për shtyp se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë në qershor, nëse vendet e goditura më rëndë marrin masat e duhura.

Zhong, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Klinike Klinike për Sëmundjet e frymëmarrjes, fillimisht e bëri parashikimin në 9 Mars, dhe tha se ai ende i qëndron këtij parashikimi, shkruan CNN.

“Nëse disa vende nuk i kushtojnë vëmendje dëmit dhe infektivitetit të pandemisë dhe nuk kryejnë ndërhyrje të fortë, mund të zgjasë më shumë,” tha Zhong gjatë konferencës së mbajtur nga qeveria provinciale Guangdong.

“Normalisht, gjatë verës kur temperatura është relativisht e lartë, virusi është relativisht më pak aktiv.”

Zhong është i njohur për punën e tij kundër SARS dhe më parë ka parashikuar që virusi në Kinë do të arrinte kulmin deri në mes të fundit të shkurtit dhe do të ishte nën kontroll deri në fund të prillit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme