Ukraina dhe Rusia po i përdorin dronët në fushat e betejës në Ukrainë. Sipas ekspertëve ushtarakë amerikanë, ushtritë me dronë të vegjël mund të jenë një tipar rutinë i luftës moderne. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Maia Kay, zhvillimi global i sistemeve autonome të armëve vdekjeprurëse i ka rritur shqetësimet.
Në muajin gusht, Pentagoni njoftoi planet për ndërtimin e një sistemi të ri dronësh të quajtur “Replicator” për të konkurruar më mirë me Kinën. Zyrtarët thonë se programi për dislokimin e një numri të madh dronësh të vegjël, do ta ndryshojë balancën në fushën sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Dronët e vegjël në thelb nënkuptojnë përdorimin e armatimeve të telekomanduara me saktësi të lartë. Kushdo në botë mund të ndërtojë me disa mijëra dollarë armë jashtëzakonisht të fuqishme dhe të sakta, tek të cilat më parë kishin qasje vetëm vendet e fuqishme. Dronët do të vazhdojnë të jenë në fushën e betejës”.
Koloneli amerikan Mark Jacobsen, njëkohësisht profesor për studimet strategjike dhe të sigurisë në Kolegjin e Luftës Ajrore, thotë për Zërin e Amerikës se lufta në Ukrainë ka shfaqur risinë e pashembullt të përdorimit të dronëve ajrorë.
Ai thotë se ukrainasit përdorin 5 deri në 10 mijë dronë në muaj dhe trajnojnë mesatarisht 10 mijë operatorë dronësh në vit.
Disa nga dronët, që përdoren në fushat e betejës në Ukrainë, kanë aftësi autonome dhe janë të pajisur me municione të aktivizuara nga inteligjenca artificiale, e cila mund të identifikojë, gjurmojë dhe godasë objektivat në mënyrë të pavarur.
Koloneli Jacobsen thotë se autonomia ngre disa s hqetësime etike në lidhje me marrjen e vendimeve nga makineritë.
“Për shkak të mjedisit kompleks të betejës elektronike është shumë e vështirë mbajtja e komunikimeve. Ka një shtytje gjithnjë e më të madhe për dronët autonomë që mund të marrin vendime. Kjo çon tek shqetësimet për etikën”.
James Rogers, drejtori ekzekutiv i Institutit Brooks për Politikat Teknologjike në Universitetin Cornell, thotë se dronët tashmë po i marrin vendimet.
“…..pas identifikimit të objektivit në bazë të algoritmit të përcaktuar mirë, këto sisteme armësh mund të marrin vendimin nëse dikush jeton apo vdes, pa një qenie njerëzore në marrjen e këtij vendimi. Kështu që është e rëndësishme të planifikojmë për të ardhmen, por është gjithashtu jetike që ta kuptojmë se e ardhmja është tani”.
Pentagoni thotë se pavarësisht aftësive të dronëve, ushtria amerikane zbaton praktikat që i quan “nivele të përshtatshme të gjykimit njerëzor” përpara se të përdoret çdo forcë. Por thotë se pala kundërshtare nuk e zbaton një praktikë të tillë.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...