Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të autobusit në Nepal që po barte nxënësit dhe mësuesit e tyre nga një ekskursion botanik.
Automjeti ra nga një lartësi 700 metërshe në një humnerë, transmeton portali arbresh.info.
Katërmbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në qarkun Dang në perëndim të Nepalit.
Shumica e viktimave ishin studentë të moshës nga 16 deri në 20 vjeç, thanë zyrtarët. Dy mësues dhe shoferi gjithashtu vdiqën.
Shkaktari i aksidentit duket të jetë shpejtësia, sipas një zëdhënësi të policisë që i tha agjencisë së lajmeve AFP.
Nxënësit dhe mësuesit ishin nga Krishna Sen Ichchhuk Polytechnic në Ghorahi, distrikti Dang, raportoi Kathmandu Post. Ata ishin kthyer nga një vizitë në një fermë, kur autobusi u kthye jashtë rrugës pranë fshatit Ramri.
Policia tha se autobusi kishte 37 vetë në bord./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...