Ekonomia kineze pritet të tejkalojë atë amerikane

23:39 | 26 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Kina do të bëhet vendi me ekonominë më të madhe në botë deri në vitin 2028, pesë vjet më herët sesa parashikohej më parë, thotë një raport.

Qendra me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për Kërkime Ekonomike dhe të Biznesit (CEBR) tha se menaxhimi “i aftë” i Kinës ndaj Covid-19 do të rrisë ekonominë e saj në krahasim me SHBA-të dhe Europën, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ndërkohë India është në majë për t’u bërë ekonomia e tretë më e madhe deri në vitin 2030, thuhet në raportin mbi ekonominë globale nga CEBR që publikohet çdo vit më 26 Dhjetor.

Megjithëse Kina ishte vendi i parë që u godit nga koronavirusi, ajo ia doli që të kontrollojë sëmundjen përmes veprimeve të shpejta dhe jashtëzakonisht të rrepta, që do të thotë se nuk kishte nevojë të përsëriste bllokimet ekonomike sikurse kanë bërë vendet europiane.

Si rezultat, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, ajo ka shmangur një recesion ekonomik në vitin 2020 dhe në fakt vlerësohet të shikojë rritje prej 2% këtë vit.

Në anën tjetër, ekonomia amerikane është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit. Më shumë se 330,000 njerëz kanë vdekur në SHBA dhe ka pasur rreth 18.5 milion raste të konfirmuara.

COVID-19, vaksina kineze të dielën arrin në Turqi

Dëmi ekonomik është zbutur sado pak nga politika monetare dhe stimulimi i madh fiskal, por mosmarrëveshjet politike mbi një paketë të re stimuluese mund të lënë rreth 14 milion amerikanë pa pagesa të përfitimit të papunësisë në vitin e ri.

Raporti thotë se pas ‘një reagimi të fortë post-pandemik në vitin 2021’, ekonomia amerikane do të rritet me rreth 1.9% nga vitet 2022 deri në vitin 2024 dhe më pas do të ngadalësohet në 1.6% në vitet pas kësaj.

Në të kundërt, ekonomia kineze vlerësohet të rritet me 5.7% në vit deri në vitin 2025 dhe 4.5% në vit nga 2026-2030.

Pjesa e Kinës në ekonominë botërore është rritur nga vetëm 3.6% në 2000 në 17.8% tani dhe vendi do të bëhet një “ekonomi me të ardhura të larta” deri në 2023, thotë raporti, transmeton portali arbresh.info

“Ekonomia kineze jo vetëm që po përfiton nga kontrolli i Covid-19, por edhe politikëbërja agresive që synojnë industritë si prodhimi i përparuar”, tha nënkryetari i CEBR Douglas McËilliams.

Megjithatë, përkundër rritjes ekonomike, një kinez me të ardhura mestare do të mbetet më i varfër në aspektin financiar sesa mesatarja amerikane edhe pasi Kina të bëhet ekonomia më e madhe në botë, duke pasur parasysh që popullsia e Kinës është katër herë më e madhe./arbresh.info/

Të ngjashme