Një rikthim i fortë nevojitet në 2021 për të ndihmuar ekonominë globale që të shërohet nga pandemia e koronavirusit.
Por fondi monetar ndërkombëtar ka ulur parashikimet e tij për vitin e ardhshëm dhe ka paralajmëruar për një rimëkëmbje të gjatë dhe të ngadaltë që do të thellojë varfërinë dhe do të dëmtojë rritjen.
FMN parashikoi të martën se ekonomia e botës do të reduktohet me 4.4 për qind në 2020, një kontraktim më pak i ashpër se ai i bërë në qershor. Përmirësimi, është shkaktuar nga një rritje më e madhe nga sa pritej në SHBA dhe Evropë, pas heqjes së izolimeve por edhe tek rikthimi i kinës drejt rritjes ekonomike. Sidoqoftë, organizata ka ulur parashikimet e saj për 2021.
FMN tani parashikon një rritje prej 5.2 për qidnësh të prodhimit global, vitin e ardhshëm, shifër kjo më e ulët se 5.4 për qind që ishte në raportin e mëparshëm. Muajin e shkuar, edhe organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, OECD, uli parashikimet e saj për 2021. Dalja nga kjo fatkeqësi, sipas gjasave do të jetë e gjatë, e vështirë dhe shumë e pasigurt – tha kryeekonomisti i FMN Gita Gopinath.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...