Ekonomia e Britanisë, më e goditura në mesin e G7-ës

10:07 | 24 Nëntor 2022
A. B.

Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar më shumë sesa ato të shteteve tjera të fuqishme në botë, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas raportit të saj më të ri, në krahasim me vendet tjera që përbëjnë grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ekonomia britanike do të jetë më e goditura.

Përveç Britanisë, në G7 bëjnë pjesë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Eurozonë do të jetë e zbehtë, mirëpo Gjermania është shteti tjetër i fuqishëm, të cilit pritet t’i tkurret ekonomia.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka parashikuar “ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike” në gjithë botën më 2023.

Sipas saj, rritja në nivel global pritet të jetë 2.2 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme