Eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë në një mijëvjeçar verboi qiellin e natës në mbarë botën të premten, në një ngjarje të quajtur ‘Hëna e përgjakur’ për shkak të mjegullës së saj të kuqe.
Eklipsi i pjesshëm, i cili zgjati 3 orë, 28 minuta dhe 23 sekonda, është më i gjati që nga 18 shkurti 1440, sipas NASA-s, tranmseton arbresh.info
Pamje mahnitëse të eklipsit të pjesshëm hënor u panë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, Azisë dhe Amerikës së Jugut.
Gjatë eklipsit, deri në 99.1% e diskut të Hënës ishte brenda hijes më të errët të Tokës, tha NASA.
Ju ka ikur pa e parë? Do të duhet të prisni deri në vitin 2669 përpara se të shihni një eklips të pjesshëm hënor që është më i gjatë se ky. Megjithatë, do të ketë një eklips total hënor më të gjatë në nëntor të vitit të ardhshëm./reuters/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...